Hoxha: Blerja e duhanit do të vazhdojë deri më 31 mars

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arjanit Hoxha, së bashku me drejtorin e Inspektoratit Shtetëror për Bujqësi Zoran Shapuriq, zhvilluan një takim pune me përfaqësuesit e Këshillit Inicues të prodhuesve të pakënaqur të duhanit dhe Unionit të Shoqatave të Duhanit.

Takimi u mbajt në Sallën e Kongreseve të Qendrës Sportive “Boris Trajkovski”.

Siç edhe ishte paralajmëruar më parë, Ministri iu përgjigj nevojës për një takim të ri, në të cilin do të rishikohet situata me grumbullimin e duhanit, përpara përfundimit të afatit ligjor të grumbullimit të duhanit nga korrja e vitit të kaluar.

“Deri më tani, janë grumbulluar afërsisht 21 milionë kilogramë dhe që nga dita e nesërme, presim që 98% e prodhimit të rënë dakord të përfundojë. Pastaj do të vazhdojë blerja e tepricës së prodhuar të duhanit, i cili me të vërtetë paraqet problemin më të madh për këtë sezon. Konkluzioni nga takimi i sotëm është se duke pasur parasysh kushtet klimatike dhe dinamikën e grumbullimit, unë do t’i propozoj Qeverisë që të ndryshojë me procedurë të përshpejtuar Ligjin për Duhanin, në mënyrë që të zgjatet afati i grumbullimit, dmth në vend që afati të përfundojë në fund të këtij muaji, ai të zgjatet deri më 31 Mars. Kjo do të na japë kohë për të gjetur një zgjidhje për të shpëtuar këtë sezon të keq për duhanin. Shikuar realisht, ne edhe publikisht kemi thënë se në paketën e pestë të masave ekonomike, rreth 5 milion euro janë parashikuar për prodhuesit e duhanit, por dinamika dhe mënyra e pagesës të fondeve do të përcaktohet pas përfundimit të gjithë procesit grumbullues.” tha Hoxha.

Advertisement

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave do të vazhdojë të monitorojë situatën dhe do të ndërmarrë aktivitete në mënyrë që të përfundojë me sukses procesi i grumbullimit të duhanit.(Zhurnal.mk)

Advertisement
Advertisement

You May Also Like