Hoxha: Arrestimi i gazetarit Furkan Saliut, fotografi e tmerrshme!

Arjanit Hoxha

Fotografi e tmershme e arestimit të gazetarit Furkan Saliu nga njësitet speciale të MPB-së së udhëhequr nga ministri i VMRO-DPMNE.
Fjala e lirë është e shenjtë dhe nuk guxon të ndalet përmes forcës policore.
Për fat të keq pamjet e publikuara rikthejnë kujtimet e kqija të shtetit policor që instaloi mendësia e vjetër e VMRO-DPMNE.
Apeloj në lirim sa më të shpejtë të gazetarit Furkan Saliu dhe zbarardhje të plotë të këtij akti të shëmtuar që për fat të keq na riktheu pamjet e një të kaluare jo të largët ku arestoheshin dhe sulmoheshin fizikisht gazetarët dhe ngulfatnin fjalën dhe shprehjen e lirë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement