Hoti: Vjosa Osmani nuk ka të ardhme në politikë

Kreu i Ekzekutivit i cili është edhe kandidat për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, deklaroi të mërkurën se Vjosa Osmani nuk ka të ardhme në politikë.

Megjithatë, ai tha se LDK është dëmtuar nga largimi i saj.

“Normalisht që LDK dëmtohet nga largimi i saj, kjo është e kuptueshme, por jam i bindur se të ardhme në politikë nuk ka. Nuk ka logjikë të ketë të ardhme jashtë LDK-së, se kjo parti e ka formuar këtu ku është. Mbështetjen që e ka pasur në vitin 2019 ia ka dhënë LDK-ja”, tha Hoti në Rubikon.

Por, Hoti shprehi dyshim nëse Osmani ka qenë ndonjëherë e sinqertë brenda LDK-së.

Kjo për shkak se ish-nënkryetarja e LDK-së ka filluar të i marrë disa asamblistë të partisë së Isa Mustafës në iniciativën e saj.

“Tani besoj se e ka të qartë fatin politik, ashtu si të tjerët që kanë dalë nga LDK. Kjo do të thotë se ajo është formuar brenda LDK-së, ashtu si unë dhe plot të tjerë dhe nëse merr veprim për ta dëmtuar shtëpinë tënde politike, siç po bën ajo poshtë e lartë me disa asamblistë”, tha ai.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like