Hoti: Situata me COVID-19 në Kosovë është nën kontroll

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti deklaroi se situata me pandeminë e koronavirusit është nën kontroll dhe se masat kufizuese, që po zbatohen nga 11 nëntori, kanë treguar rezultat të kënaqshëm.

 

 

“Në dy-tri ditët e fundit, numri i rasteve të reja së paku është stabilizuar, një rënie e lehtë, por mund të themi se situata është stabilizuar, është parandaluar rritja eksponenciale dhe situata është nën kontroll dhe mjekët nëpër spitalet tona janë duke e përballuar fluksin e qytetarëve, që kanë nevojë për shërbime shëndetësore”, ka deklaruar Hoti në një konferencë për media pas takimit me përfaqësuesit e Odave Ekonomike. Megjithatë, ai ka thënë se situata nuk pritet të përmirësohet në javët në vijim, dhe se një trend i ngjashëm ka përfshirë gjithë Evropën.

 

 

“Na duhet të përgatitemi për të gjithë skenarët që mund të ndodhin”, ka shtuar mes tjerash ai.
Hoti ka thënë se pret që deri të premten të finalizohen konsultimet rreth masave që do t’i marrin autoritetet e këtij vendi për luftim të koronavirusit dhe se është duke u punuar për një pako të tretë fiskale në muajin janar. “U dakorduam që të punojmë bashkë në dy gjëra: në dizajnimin e masave të reja për pakon e re ekonomike për vitin 2021 dhe që të finalizojmë masat për një pako të re fiskale, që të miratohet në fillim të muajit janar”, ka deklaruar Hoti.

Advertisement

 

 

 

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka thënë se palët janë pajtuar që të konsultohen para marrjes së çfarëdo mase lidhur me menaxhimin e pandemisë. “U pajtuam që duhet të shmanget çdo mbyllje totale e ekonomisë”, ka deklaruar ai. Kuvendi i Kosovës ka miratuar tashmë projektligjin për rimëkëmbje ekonomike, i cili sipas Hotit kap shifrën e rreth 600 milionë eurove, me qëllim të ofrimit të ndihmës për qytetarët dhe bizneset e prekura nga pandemia./Nmk-post/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like