Hoti: Së shpejti kthehemi në normalitet, edhe dasmat do të mund të mbahen

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka paralajmëruar se shumë shpejt pritet të kthehet normaliteti në çdo sferë të jetës në Kosovë.Hoti ka paralajmëruar se kjo pritet të ndodhë në muajt e parë të pranverës, përkatësisht nga fundi i marsit.

 

“Vaksinimin e kategorive të rrezikuara do ta përfundojmë në muajt mars dhe prill dhe do ta kthejmë normalitetin në këtë vend në fillim të pranverës. Bizneset të mund të bëjnë planifikime qysh tash për t’iu kthyer normalitetit”, tha Hoti në televizionin publik duke paralajmëruar se gjatë verës mund të mbahen edhe dasmat.Hoti po ashtu tha ka se tashmë është e gatshme edhe një pako tjetër prej 200 milionë eurosh.

Advertisement

 

 

“Normaliteti kthehet në muajt e parë të pranverës dhe bizneset duhet të bëjnë qysh tash planet e tyre për të iu kthyer normalitetit”, u shpreh Hoti ndër të tjera.\

 

Burimi: https://ekonomiaonline.com/nacionale/hoti-paralajmeron-kthim-ne-normalitet-madje-edhe-lejimin-e-dasmave/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like