Hoti: Qytetarët do t’i jenë mirënjohës Rugovës dhe atyre që ranë për lirinë e vendit

Homazhe pranë varrit të ish presidentit Ibrahim Rugova me rastin e 13 vjetorit të pavarësisë bëri edhe kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti. Ai tha se me shpalljen e Pavarësisë, Kosova u bë pjesë e familje euro-atlantike. Ai theksoi se qytetarët do t’i jenë përherë mirënjohës ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe gjithë atyre që kanë rënë për lirin e vendit.“Duke bërë nderime në këtë vend që është akti themeltari i Republikës së Kosovës që është projekti më i madh 30 vjeçar që nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë e këndej i fuqizimit të kombit shqiptar me shpalljen e Kosovës shtet ne u bëmë pjesë e familjes euro-atlantike. Qytetarët e Kosovës do t’i jenë përherë mirënjohës presidentit Rugova dhe të gjithë atyre që kanë rënë për liri të vendit”, tha ai./KosovaPress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like