Hoti: Janari mund të jetë vonë për zgjedhjen e presidentit

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti as sot nuk ka dhënë datë për organizimin e takimit të liderëve politikë lidhur me postin e presidentit.

Ai tha se janë duke munduar të organizojnë sa më parë takimin, por i pyetur nga KosovaPress, nëse ka ndonjë afat kohor se deri kur do të tentohet të gjendet një zgjidhje, Hoti dha një paralajmërim për spektrin politikë se nëse nuk arrihet një marrëveshje sa më shpejtë, muaji janar mund të jetë edhe vonë për zgjidhjen e kësaj çështje.

“Jemi duke u munduar të organizojmë sa më parë takimin, tash ftesa formale të shkruara nuk kemi bërë, por jemi duke tentuar që sa më parë të gjejmë një zgjidhje…unë besoj që edhe janari është vonë, por gjithësi sa më parë”, tha ai.

Hoti u pyet edhe për vazhdimësinë e dialogut pas deklaratave të presidentit Vuçiq se vendi i tij nuk do të njoh Kosovën të paktën gjatë mandatit të tij deri në vitin 2022, ku kreu i qeverisë tha se pavarësisht kësaj dialogu si proces është çështje muajsh.

“Dialogu si proces është çështje muajsh. Duhet të vijmë në fund të këtij procesi shumë shpejtë. Unë do të doja që të përmbyllim me njohje reciproke, nëse nuk arrijmë të përmbyllim me njohje reciproke nuk mund të arrijmë as marrëveshje. E ne do të vazhdojmë të rrugëtojmë dhe ekzistojmë si shtet i pavarur dhe të punojmë të integrime euroantlantike”, tha ai.

Advertisement

Ndërkaq sa i përket kërkimit të dorëheqjes së drejtorit të AKI-së, Kreshnik Gashi, Hoti tha se e këtë vendim e ka ma marrë bazë kompetencave të tij.

“Është një vendim shtetëror bazuar në kushtetutë, bazë kompetencave që kam dhe ligjeve në fuqi si kryeministër i vendit vlerësojë situatën dhe marrë vendime. Si kryeministër kam vlerësuar dhe kam marrë një vendim të tillë”, tha ai.

Këto komente Hoti i bëri gjatë një vizitë të hënën në Rahovec./kp/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like