









Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, i është përgjigjur aksionit për dhurim të gjakut. Ai ka dhuruar gjak sot në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut, raporton Gazeta Online “Reporteri”.
Hot ka qenë i shoqëruar nga ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, teksa ka thënë se Coronavirusin e ka kaluar në gusht të vitit të kaluar.
Me këtë rast, Hoti ka kërkuar edhe nga qytetarët tjerë që të dhurojnë gjak dhe të shpëtojnë jetë.
E në analizat serologjike që i ka bërë Hoti, thotë se ka mjaftueshëm antitrupa.
“Dhuroni gjak, shpëtoni jetë! Covidin e kam kaluar në gusht të vitit 2020, ndërsa në analizat serologjike të para disa ditëve doli se ende kam mjaftueshëm antitrupa, prandaj sot dhurova gjak me qëllim që të jap kontributin tim në sensibilizimin e opinionit për rëndësinë e dhurimit vullnetar të gjakut dhe shpëtimin e jetës së qytetarëve, në kohën kur jo vetëm Kosova por i gjithë globi tani po përballet me një valë të re të përhapjes së infeksionit me virusin Corona.
