Hotelierët kërkojnë të përfshihen në krijimin e grupit të pestë të masave ekonomike

Oda e Pavarur e Hotelierisë i përshëndet paralajmërimet e Qeverisë për pakon e pestë të masave antikrizë dhe pret ftesë për takim me qëllim që të japë kontribut drejtë krijimit të masave të cilat do të jetë të drejtuara kah nevojat reale të hotelierëve.

“Edhe krahas asaj që ende nuk kemi marrë ftesë për takim publik të hapur për publikun dhe pjesëmarrje të mediave me kryetarin e Qeverisë, i përshëndesim deklaratat dhe konferencat për media gjatë ditëve të fundit në të cilat përfaqësuesit e Qeverisë zyrtarisht e paralajmëruan pakon e pestë të masave ekonomike me të cilat masa duhet të targetohen ata të cilët janë më të prekur nga kriza, si kompanitë ashtu edhe qytetarët, ndërsa planifikojnë që t’i dizajnojnë në konsultime me sindikatat, odat ekonomike dhe partnerë të tjerë socialë. Presim ftesë si odë në krijimin e pakos së pestë të masave me qëllim që të kemi pjesëmarrje aktive në krijimin e pakos së re të masave dhe bashkë me odat e tjera dhe Qeverinë të japim edhe kontributin tonë që të njëjtat të krijohen sipas nevojave të vërteta reale të hotelierëve dhe industrisë hotelierike”, thonë nga Oda në kumtesën e sotme.

Advertisement

Theksojnë se ende nuk kanë informacione për iniciativën e parashtruar në Gjykatën Kushtetuese më 18 dhjetor. /FLAKA

Advertisement
Advertisement

You May Also Like