Holanda po kërkon ndalesë për ushqimin e shpejtë

Advertisement

Autoritetet në pesë qytete në Holandë po bëjnë presion për procedura ligjore për të ndaluar shitjen dhe blerjen e ushqimit të shpejtë në restorantet e ushqimit të shpejtë në një përpjekje për të luftuar obezitetin, sipas “NL Tajms”.

Këto janë Amsterdam, Hagë, Rotterdam, Utreht dhe Ed. Autoritetet në ato qytete i dërguan një letër Paull Blokhais, sekretarit të Shtetit për Shëndetin, Mirëqenien dhe Sportin, duke kërkuar më shumë autoritet, përfshirë uljen e numrit të restoranteve të ushqimit të shpejtë.
Thuhet se çështja e ndalimit të ushqimit të shpejtë në restorante është e vështirë, pasi qytetet kanë pak mundësi për të zvogëluar numrin në përputhje me ligjin mjedisor.

“Për shkak se ne e shohim ushqimin si një zgjedhje individuale, komunat dhe qeveritë nuk mund të ndërhyjnë në këtë përmes ligjit mjedisor”, tha Anika de Ruter, një asistente profesore në Universitetin e Amsterdamit.

Ministria e Shëndetësisë, Mirëqenies Sociale dhe Sportit po punon me komunat për të ndihmuar në përmirësimin e mjedisit ushqimor në rajone. Pjesë e kësaj do të jetë studimi i çështjes së dhënies së kompetencave shtesë për rajonet.

Advertisement

Read Previous

Rama i jep post të rëndësishëm në qeveri një vajze 20 vjeçare, ja biografia e saj

Read Next

COVID-19/ Eksperti: Numri i të infektuarve me koronavirus do të rritet në vjeshtë

%d bloggers like this: