Historike: Superkupa e Kosovës zhvillohet në Antalia të Turqisë

Kampionia aktuale e Superligës Drita dhe fituesja e Kupës së Kosovës Prishtina të shtunën do ta zhvillojnë ndeshjen finale të Superkupës dhe ky ballafaqim hynë në histori të futbollit kosovar si i pari që zhvillohet jashtë vendit.

Të shtunën e 23 janarit, duke filluar nga ora 11:50, Drita dhe Prishtina do të ndeshen në stadiumin “Mardan” të qytetit bregdetar turk, Antalia dhe kjo ngjarje historike e futbollit kosovar do të transmetohet edhe në Kosovë.

Të vetmin trofe të Superkupës Drita e ka fituar në vitin 2018 duke e mposhtur pikërisht Prishtinën ndërsa kaltër e bardhët mbajnë rekordin e kësaj gare më gjithsejtë 9 trofe të fituar.

Drita e cila është mbrojtëse e titullit të kampiones, aktualisht edhe lider dhe kampione vjeshtore e Superligës me 41 pikë të tubuara. Në 18 xhirot vjeshtore gjilanasit kanë arritur 12 fitore, 5 barazime dhe kanë pësuar një disfatë ndërsa Prishtina me 32 pikë të tubuara renditet e treta ndërsa ka suskes prej 9 fitoreve, 5 barazimeve dhe 4 humbjeve.

Në dy ndeshjet e vjeshtës, Drita dhe Prishtina janë ndarë në paqe. Barazimi i parë në Stadiumin e Qytetit në Gjilan ishte pa gola (0:0) kurse ai i dyti në kryeqytet solli nga një gol për secilën skuadër. Golat në stadiumin Fadil Vokrri i patën shënuar Besnik Krasniqi për Prishtinën dhe Fidan Gërbeshi për Dritën kurse dueli përfundoi me rezultat 1:1.

Advertisement

Të dyja skuadrat, pasi kanë kryer testet për COVID 19 dhe rezultuan negative, tashmë kanë udhëtuar dhe janë vendosur në Antalia ku po kryen përgatitjet e fundit para ndeshjes finale të Superkupës e cila do të zhvillohet të shtunën e 23 janarit në stadiumin e kompleksit sportiv Mardan.

Sipas parashikimeve të meteorologëve, moti në Antalia do të jetë me diel dhe temperaturë deri në 16˚C. Me fjalë tjera, kushtet do të jenë perfekt për lojë ndërsa duhet theksuar se edhe realizimi i transmetimit do të jetë më special edhe në klan kosova,

Advertisement
Advertisement

You May Also Like