










Një ekip i përbërë prej gjashtë hetuesve bullgarë dhe tre prokurorë do të punojnë në procedurën parahetimore të aksid*entit që ndodhi në Bullgari, ku humbën jetën 45 persona.
Lajmin për “24 çasa” e ka konfirmuar zëdhësja e prokurorit public, Sijka Mileva.
“Në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar juridik, janë theksuar edhe afatet më të shkurta për dorëzimin e dokumenteve të nevojshme. Në këtë drejtim, prokuroi kryesor i Bullgarisë, Ivan Geshev në Shkup do të dërgojë prokurorë dhe hetues të cilët do të dërgojnë kërkesën për ndihmë juridike në PTHP Maqedoni. Duke marrë parasysh shpejtësinë dhe efikasitetin, ekipi personalisht do t’i merr dokumentet e nevojshme”, deklaroi Mileva.
Mileva më tej shtoi se për të indentifikuar vik*timat, ekipi bullgar do të merr AND profile nga familjarët e vikt*imave dhe do t’i krahasojë me profilet ADN të vikt*imave me çka do të shpejtohet identi*fikimi. /SHENJA/