Priten dy analizat më të rëndësishme pas helmimit me pije Cola Cola në Kroaci, shkruan a1on.

Foto. Dnevnik.hr
Dy rastet e vetme në të cilat dy persona janë konfirmuar se kanë pësuar shqetsime të rënda pasi kanë konsumuar pije të gazuara, janë rastet e një të riu që ka pirë Romerkele në një kafene në Rijekë dhe rasti i një studenti që ka përfunduar në spital pasi ka pirë Coca- Cola nga një makinë shitëse në një universitet në Zagreb. . Ende zyrtarisht nuk është konfirmuar se shqetsimet e tyre janë shkaktuar nga konsumimi i atyre pijeve, por bëhet e ditur se para shqetsimeve ata kishin konsumuar pije.
HRT bëri të ditur dje se jozyrtarisht mësuan se analiza e shisheve të Coca-Cola nga automati në Universitetin e Zagrebit ka përfunduar dhe se nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Pritet konfirmimi i këtij informacioni.
Po analizohet edhe shishja Romerkel nga e cila ka pirë i riu, i cili ka pësuar lëndime të rënda në fyt. Kjo analizë ende nuk ka përfunduar dhe është duke u bërë nga Qendra për Mjekësi Ligjore Ivan Vucetiç.
Burimi: https://a1on.mk/region1/se-chekaat-dvete-najvazhni-analizi-po-truenjata-so-pijaloci-na-kola-kola-vo-hrvatska/
