Hasani: Planifikojmë që vaksina kundër Covid-19 të jetë falas (VIDEO)

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Ilir Hasani, tha se po bëhen plane që vaksinimi i qytetarëve kundër Covid-19 të bëhet pa pagesë, shkruan gazeta LAJM. “Planifikohet që të mos paguhet vaksina, respektivisht të mbulohet nga shteti”, tha Hasani në një intervistë për gazetën LAJM. Ai bëri të ditur se sistemi i shëndetësisë është i përgatitur ndërsa la të kuptohet se procesi i vaksinimit duhet të fillojë nga punonjësit shëndetësor që, sipas tij, janë kategoria më e rrezikuar. “Të gjitha kategoritë që janë më së shumti të rrezikuara. Ne nuk e dijmë se cili do e merr i pari vaksinën apo cila kategori, por më së shumti të rrezikuar janë punëtorët shëndetësor që janë direkt në vijë e parë të frontit. Të dytët janë personat me komorbiditete dhe personat e moshës së shtyer që janë shumë të rrezikuar dhe në një përqindje të madhe kalojnë keq pas infeksionit me Covid-19”, u shpreh Hasani. Intervistën e plotë mund ta ndiqni në videon më poshtë.

Advertisement

Advertisement
Advertisement

You May Also Like