Haradinaj: Shihet një ‘shkrirje’ mes Kurtit dhe Krasniqit, gjatë takimit të tyre u pa një bisedë relaksuese!

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka qenë i ftuari i radhës në Blic Interview me Astrit Gashin.

Ai foli edhe për takimin e fundit ndërmjet kreministrit Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi.

Haradinaj tha se shihet një ‘shkrirje’ mes Kurtit dhe Memlit, ku thotë se gjatë takimit të tyre u pa një bisedë relaksuese.

“Shihet një shkrirje, ishte një takim i ngrohtë mes tyre, u pa një bisedë relativisht relaksuese përshendetje të mira, u ditke se në atë takim nuk do të marrin pjesë partitë tjera. Kurti ka mujt me njoftu zotrin Krasniqi dhe Abelardin, me ju thënë ju lutem po e shtyjmë për një ditë tjetër se nuk po vin të gjitha palët, më falni faleminderit për konfirmimin, dhe do ta mbajmë njëherë tjetër, megjithatë ata e mbajtën. Shihet një shkrirje një përafrim kurse ku qon ky përafrim ndoshta është herët me thënë, por shihet një marrdhënie ndryshe nga ata që kanë qenë. Shihet një shkrije që i ka befasu një pjesë të opinionit, edhe mu më ka befasu një situatë e tillë, një pamje e tillë ka qenë edhe ajo habia që Kurti na kritikojke që takohen nëpër restorante, Kurti nonstop e akuzojke PDK për zanzi bar po takoheni natën thojke, dhe realisht ai i përmbushi krejt ato që i kishte fy në të k

Advertisement
Advertisement
Advertisement