Haradinaj përkujton vëllain e tij Enverin

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar sot në 16-vjetorin e vrasjes, vëllain e tij, Enver Haradinaj.
Në një postim në Facebook, Haradinaj ka thënë se shumë shqiptarë të mirë, pas luftës u vranë padrejtësisht.
“Enver vëlla, shumë shqiptarë të mirë, pas luftës u ndanë padrejtësisht nga ne. Na mungon shumë! Ramushi”, ka shkruar Haradinaj.
Enver Haradinaj u vra me 15 prill 2005, në afërsi të Pejës dhe rasti i tij nuk është zbardhur ende. /Telegrafi/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like