Haradinaj: Albin Kurti është njeri i poshtër

Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për t’i paguar 21 milionë euro si dëmshpërblim ndaj kompanisë “ContourGlobal”, ka reaguar kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Haradinaj tha se “Albini çdo ditë po dëshmon se është edhe Kryeministër i dobët edhe njeri i poshtër”.

“Me krenari dhe me lëvdata e ka pas shkelë kontratën me Contour Global (Ministrja e tij i ka dërgu letër dhe ia ka ndërprerë përkrahjen) e me faqe të zezë përgjegjësinë për dëmshpërblim po e heqë prej vetes. E pabesueshme ku ka mbërri logjika e politikës trushpërlarëse e Kurtit”, ka shkruar Haradinaj në një postim në Facebook.

Më tej, Haradinaj tha se “Kurti e la Kosovën edhe pa 500 MW energji, ku që nga viti 2023 do t’i përfitonte Kosova me çmim prej 83€ e në ndërkohë ka blerë energji deri në 600€ e qytetarit të shkretë jo një por dy herë ia ka rritë çmimin e energjisë”.

Advertisement

“Kjo është politika e mashtruesit Albin Kurti. E gjuan gurin, e vjedh popullin dhe në mënyrën më të poshtër e fsheh dorën”, ka shkruar Haradinaj.

Advertisement
Advertisement