Hamza takohet me Guerotin, flasin për rritjen e koordinimit për tema me interes dypalësh

Estimated read time 1 min read

Kryetari i Mitrovicës dhe kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka pritur në takim ambasadorin francez në Kosovë, Olivier Guerot.

Gjatë takimit, Hamza tha se me Guerotin folën për nevojën e rritjes së bashkëpunimit dhe koordinimit në çështjet me interes dypalësh, por edhe në interes, sipas tij, të forcimit të paqes, bashkëjetesës dhe sigurisë në Kosovë e rajon.

“Franca është partnere strategjike e Kosovës për forcimin e perspektives euroatlantike dhe zhvillimin ekonomik. Si mike e dëshmuar, ajo na ka mbështetur në të gjitha proceset jetike për vendin dhe është adresë shumë e rëndësishme për integrimin e shteteve që aspirojnë të anëtarësohen në Bashkimin Evropian”, shkroi Hamza, transmeton Klankosova.tv.

Advertisement

Tutje, ai tha se Kosova është mirënjohëse ndaj Francës dhe partnerëve strategjikë perëndimorë.

“Unë besoj se në rrugën tonë drejt realizimit të vizionit euroatlantik duhet të ecim së bashku me të gjitha shtetet partnere perëndimore”, tha ai.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like