Hamiti i LDK-së kujton kohën kur VV-ja e Kurtit i quante Rugovën kolaboracionist e Thaçin tradhtar

Estimated read time 3 min read

Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Hamiti ka kujtuar vitin 2006 kur Lëvizja Vetëvendosje e cilësonte Ibrahim Rugovën si kolaboracionist.

Hamiti ka publikuar edhe një herë komunikatën e VV-së të vitit 2006 për pjesëmarrjen e Hashim Thaçit në varrimin e Rugovës, në të cilën Thaçi cilësohej tradhtar dhe Rugova kolaboracionist.

Këtë komunikatë, Hamiti e ka publikuar në ditën kur është përuruar shtatorja e Rugovës në Podujevë teksa tani kryeministri Kurti i thuri lavde duke e cilësuar si person që përfaqësonte politikat për demokraci dhe pavarësi.

“Ti edhe Ibrahim Rugova e keni vetëm një dallim, një dallim të vogël. Ai ishte kolaboracionist sepse nuk ishte betuar asnjëherë për çlirimin e Kosovës, kurse ti je tradhëtar i kombit sepse e ke shkelur betimin e dhënë. Dallimi tjetër është se ai nuk mund të na mashtrojë më, e ti potencialisht e ke ende një mundësi të tillë”, shkruhet tutje në komunikatën e VV-së të vitit 2006.

Në një komunikatë të Lëvizjes Vetëvendosje, e publikuar më 2006, Hashim Thaci akuzohet se po bëhet si Ibrahim Rugova. Lëvizja e Kurtit ishte e ashpër ndaj Thacit pse e nderoi varrin e Rugovës.

Në komunikatën e titulluar “Gjaku i humbur”, Lëvizja Vetëvendosje e akuzonte ish-presidentit për prezencën në varrimin e ish-presidentit tjetër, Ibrahim Rugova, për të cilin thoshin se i ka bërë dëm politik vendit.

“Në varrimin e Rugovës nuk ishte familja Jashari, nuk ishte Lëvizja VETËVENDOSJE! dhe nuk ishin edhe shumë bashkëluftëtarë e atdhetarë të cilët e dinin dëmin politik që Kosovës i bëri Rugova e rugovizmi. Por ti ishe aty dhe nuk të vinte fare turp sepse tani më nuk dalloheshe nga ai. Jo vetëm që flisje si ai, por tani ishe mësuar që edhe të silleshe si ai. Të ka mbetur vetëm edhe gur të fillosh të shpërndash”, thuhej në komunikatë.

Advertisement

Ndër të tjera, në komunikatë subjekti politik bënin vija ndarëse mes Thaçit dhe Rugovës, duke iu referuar ish-presidentit nga radhët e LDK-së si kolaboracionist.

“Ti edhe Ibrahim Rugova e keni vetëm një dallim, një dallim të vogël. Ai ishte kolaboracionist sepse nuk ishte betuar asnjëherë për çlirimin e Kosovës, kurse ti je tradhëtar i kombit sepse e ke shkelur betimin e dhënë. Dallimi tjetër është se ai nuk mund të na mashtrojë më, e ti potencialisht e ke ende një mundësi të tillë”, shkruhet tutje në komunikatë.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like