Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski tha se hajnat gjatë grabitjes në dyqanin e Neptun pranë Parkut të Qytetit, kishin marrë 10.000 euro, përcjell TV21. Toshkovski tha se policia arriti që në vend të ngjarjes t’i arrestojë të dy, të cilit përdorën edhe bombë fiktive gjatë grabitjes.
“Në vendin e ngjarjes, janë konstatuar, janë arrestuar, janë privuar nga liria persona që gjatë ditë së djeshme, me armë zjarri, dhe mjet fiktiv bombë, ja ashtu ta themi, kanë kryer vepër penale “grabitje” në një objekt në qendër të qytetit, ku kanë marrë diku rreth 10.000 euro, shumë të parave, dhe ato mjete, para kanë tentuar t’i nxjerrin nga objekti”, tha Toshkovski./tv21.tv
Advertisement
Advertisement
Advertisement