Breaking News :

nothing found
21-09-2023

Hajnat bëjnë “kërdi” në shtëpinë e këngëtares së njohur kosovare, vjedhin mijëra euro e stoli ari

Advertisement

Cak i hajnave shumë herë kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë veturat, banesat e shtëpitë e këngëtarëve kosovarë, të cilët jo rrallëherë i publikojnë ato në rrjete sociale. Një rast i vjedhjes së rëndë u krye edhe në shtëpinë e këngëtares, Adelina Berisha.Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se e gjithë ngjarja ka ndodhur pas mesnatës, rreth orës 01:30, në rrugën “Shaip Kamberi” të kryeqytetit,Hajnat arritën të hyjnë në shtëpinë e këngëtares Adelina dhe të vjedhin para e stoli ari. Rastin e vjedhjes e denoncoi artistja në Polici, ku edhe kanë dhënë deklaratën e saj për këtë rast.Të njëjtat burime nga Prokuroria kanë njoftuar se nga shtëpia e saj u vodhën rreth 10 mijë euro, si dhe stoli të arit, vlera e të cilave nuk dihet.Pas deklaratës së dhënë para hetuesve, prokurori kujdestar ka dhënë urdhër që ky rast të iniciohet si “vjedhje e rëndë” dhe të nisin hetimet për kapjen e të dyshuarve.Kujtojmë se më parë, saktësisht në vitin 2016, këngëtares Adelina Berishës i është djegur vetura, ku një person kishte thyer xhamin e veturës me gurë dhe kishte hedhur benzin.

Advertisement

Read Previous

Detaje të reja për vrasjen në Mitrovicë, arrestohen dy të dyshuar

Read Next

Ndërpritet prej nesër transporti publik falas në Shkup