• 22-06-2021

Gruevski uron festën: Në kohën e VMRO-së Fitër Bajrami u bë festë zyrtare

Ish Kryeministri Nikolla Gruevski, nëpërmjet Facebook-ut, ka uruar besimtarët musliman për Fitër Bajram, njofton Nmk-post. Në urimin e tij, ish kryeministri Gruevski ka rikujtuar se në kohën e qeverisjes së tij Bajrami është bërë festë zyrtare në vitin 2007. Më tej Gruevski i ka përgëzuar besimtarët që të kenë shëndet dhe harmoni në jetën e tyre.
Ja postimi i plotë i Gruevskit:
“Sot është Ramazan Bajrami, festa më e madhe e qytetarëve të fesë islame.
Një festë që me vendim të qeverisë dhe parlamentit nga viti 2007 është ditë jo pune në të gjithë vendin.
Unë u përgëzoj për festën dhe uroj që të gjithë të kenë lutjet të pranohen. Malli më i madh që çdokush mbart thellë brenda, për t’u bërë suksesesshëm, është gëzimi më i madh.
Uroj që kjo festë të sjellë më shumë shëndet dhe dashuri në çdo shtëpi, lumturi dhe gëzim më të madh të shpirtit në çdo person, prosperitet më të fortë në çdo plan, ndihmë më të fortë reciproke dhe respekt më të sinqertë.
Një mendim i mirë duhet të të drejtojë gjithmonë përmes jetës, pasi ajo është jeta jote.
Gëzuar Ramazan Bajramin!”, ka shkruar Nikolla Gruevski./Nmk-post/

Read Previous

Kroacia ‘zemërgjërë’, i dhuron Maqedonisë 10mijë vaksina anti-COVID

Read Next

‘Era luftë e tretë botërore’, Aljazeera: Libani sulmon Izraelin!

%d bloggers like this: