Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi në një intervistë për TV21 ka folur lidhur me raportet e tij me bashkëpartiakun dhe shefin e grupit parlamentar të BDI-së, Izet Mexhiti.
Lidhur me kritikat dhe pyetjet e parashtruara nga Mexhiti për mospërmbushjen e detyrimeve si funksionar kyç në Qeveri, Grubi theksoi se të gjitha vlerësimet janë të mirëseardhura, por ato do të ishte mirë të bëheshin në organet partiake dhe jo në Kuvend.
“Përgjigjen do tia dorëzoj me shkrim. Në ekzekutiv kam 4 muaj. Mendimet dhe vlerësimet e të tjerëve janë të mirëseardhura nga të tjerët. Dhe se të gjitha këto kritika dhe sugjerime i marr me dashamirësi dhe do të ishte mirë që ato të bëhen në organet partiake dhe jo në Kuvend. Unë një gjë të tillë nuk e kam bërë si deputet dhe siç thash i marr me dashamirësi dhe pa kurrfarë shqetësimi. “, theksoi Grubi. (INA)