Grubi ironizon me opozitën: I uroj suksese “koalicionit 27”

Sekretari Organizativ i BDI-së, Artan Grubi në një dalje për media u pyet edhe për bashkëpunimin mes VMRO-DPMNE-së dhe ASH-AAA. Grubi thotë se me padurim pret që ta shohë marrëveshjen mes VMRO-së dhe ASH-AAA, duke e quajtur këtë si “koalicioni 27”, transmeton TV21.

“Kjo është kështu sepse u arrit në 27 të këtij muaji dhe i ngjan një 27 -te tjetër famëkeqe në histori midis atyre dy partive politike. U uroj atyre shumë suksese dhe shpresoj se votuesit e Aleancës do të votojnë për Nikolla Gruevskin me entuziazëm, në fakt për Hristijan Mickoski.

Advertisement

Gjithashtu, votuesit e VMRO-DPMNE-së do të votojnë me plot entuziazëm dhe zemër për Ziadin Selën në të gjitha komunat ku do të konkurrojnë. Unë pres që ata të shpallin marrëveshjen dhe t’i shoh reagimet e votuesve të tyre, për shkak se shohim se reaksionet e para në rrjetet sociale nuk janë shumë entuziaste për shkak të arritjes së “koalicionit 27”, tha Artan Grubi./ТV21

Advertisement
Advertisement