Gruaja që u plagos në Fushë Kosovë për momentin në gjendje stabile

Gruaja që u plagos në Fushë Kosovë për momentin në gjendje stabile

Një grua është plagosur me armë zjarri në Bresje të Fushë Kosovës, mëngjesin e sotëm.

Ajo u dërgua me urgjencë në Qendren Emergjente të QKUK-së.

Gjendja e saj për momentin është stabile.

Kështu tha drejtori i Emergjencës Naser Syla.

“Janë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe intervenimet. Ende është në observim në Qendren Emergjente. Ta shohim më vonë për transfer”, tha Syla për Klankosova.

Lidhur me rastin është arrestuar një person i dyshuar.

Plagoset një grua në Fushë-Kosovë