Breaking News :

nothing found
23-09-2023

Gruaja pren litarin që po mbante punëtorët në katin e 26 të ndërtesës (video)

Advertisement

Një banore e një godine të lartë në Tajlandë preu litarin mbështetës për dy persona dhe i la të varur mbi katin e 26-të të ndërtesës, derisa një çift i shpëtoi, tha policia të mërkurën.Një video tregonte dy persona që u kërkonin banorëve në katin e 26-të që t’i lejonin të hynin nga ballkoni.Një nga punëtorët, një shtetas i Mianmarit i quajtur Song, tha për mediat tajlandeze se ai dhe dy kolegët e tij kishin ardhur nga kati i 32-të për të riparuar një çarje në ndërtesë., raporton AP, transmeton Klankosova.tv.Gruaja përballet me akuza për vrasje në tentativë dhe shkatërrim prone, tha për AP, Pongjak Preechakarunpong, shefi i stacionit të policisë Pak Kret në veri të kryeqytetit tajlandez.Pongjak nuk tha se çfarë e shtyu të dyshuarën të priste litarin, por mediat tajlandeze raportuan se ajo me sa duket ishte e frustruar kur punëtorët dolën jashtë dhomës së saj dhe nuk kishin një njoftim se do të bënin punë.

Advertisement

Read Previous

Ndodhi interesante nga fëmijria e Mulla Jakupit, ja pse ai arrite te behej një dijetar i madh!

Read Next

I la 7 fëmijë pas, i riu nga Radusha që ndër*oi jetë në Gjermani varr*oset të ejntën