Breaking News :

nothing found
28-09-2022

Greqia vendos të hapë kopshtet dhe shkollat fillore

Advertisement

Të hënën në mbrëmje Ministrja greke e Arsimit, Niki Kerameus, njoftoi zyrtarisht se kopshtet, shkollat fillore dhe ato të arsimit special në Greqi do të rihapen që nga 11 janari.

“Kushtet aktuale na lejojnë që gradualisht të fillojmë hapjen e shkollave tona në bazë të rekomandimeve të ekspertëve,” tha Kerameus.

Kopshtet dhe shkollat fillore do të hapen së pari për shkak të “nevojave të veçanta psiko-emocionale të nxënësve tanë të vegjël”, tha ajo.

Masat e sigurisë do të përfshijnë testimin e rastësishëm për nxënësit dhe mësuesit, si dhe një skemë të orëve të reduktuara për të zvogëluar mbingarkesën.

Rihapja e shkollave të mesme dhe të mesme të larta do të rishikohet në ditët në vijim.

Mësimi në distancë për këta nxënës do të rifillojë më 8 janar.

Ndërkohë, zyrtarë të Ministrisë së Arsimit thanë se ata planifikojnë të ulin ngarkesën e kurrikulës për nxënësit e shkollës së mesme të vitit të tretë që do të testohen në provimet mbarëkombëtare të fundvitit.

Advertisement

Read Previous

A vlejnë protokollet anti-Covid 19 për funksionarët e BDI-së?

Read Next

Zaev: Në janar mund të vijnë 200.000 vaksina nga Kina