Gostivar “Mollëkuqja” mbajti ekspozitën “Prej n’inbox, n’shesh”

Estimated read time 3 min read

Qendra për mundësi të barabarta “Mollëkuqja” në sheshin e Gostivarit, mbajti ekspozitën “Prej n’inbox, n’shesh”. Në këtë ekspozitë u shfaqën mesazhet ngacmuese më të shpeshta që gratë i marrin përditë nëpër rrjetet sociale, gjë që rëndon gjendjen psikologjike të tyre. Por, shumë të rralla janë rastet kur mesazhet e marra raportohen, tha Rita Behadini, presidente e qendrës për mundësi të barabarta “Mollëkuqja”.

“Qendra për mundësi të barabarta “Mollëkuqja”, organizon për herë të dytë ekspozitën “Prej n’inbox, n’shesh”. Ekspozita e parë ka qenë në sheshin e Tetovës përpara dy javësh. Këtu ekspozojmë apo nxjerrim në shesh mesazhet që vajzave iu vijnë nëpër rrjetet sociale, mesazhe me gjuhë të urrejtjes, mesazhe që përmbajnë ngacmim, kërcënime të ndryshme. Sipas hulumtimit që ne kemi realizuar si qendër, ka dalë që 65,8 përqind e vajzave pranojnë ose marrin mesazhe me përmbajtje ngacmuese, andaj kemi vendosur që këto mesazhe duhet të dalin në shesh, duhet të ekspozohen që të gjithë të shohin se çfarë ka në inbokset e vajzave. Ajo që ne kemi për qëllim është që vajzat t’i raportojnë dhe të mos i pranojnë si normale këto mesazhe”, tha Rita Behadini, presidentja e Qendrës për Mundësi të Barabarta “Mollëkuqja”.

Behadini bëri të ditur se vajzat më parë preferojnë kërcënimet t’i bisedojnë me familjen se sa t’i raportojnë në institucionet kompetente.

Advertisement

“Sipas hulumtimit tonë ka dalë që vajzat më së tepërmi i besojnë familjes, diku 25 përqind i raportojnë vetëm te familjarët e vetë gjë që ndoshta iu sigurohet mbështetja morale e nevojshme por nuk e zgjidh problemin. Edhe policia është diku mbi 20 përqind ku vajzat kanë theksuar se këto raste i raportojnë në polici. Megjithatë, ka dalë se reagimi që ata marrin nga policia nuk është i duhuri ose shumica prej tyre nuk e dinë se si ka përfunduar padia që ato e kanë bërë. Institucionet sot por edhe vetë rrjetet sociale avancojnë, kështu që vajzat edhe aty mund t’i raportojnë këto mesazhe dhe persont nga ju vijnë të bllokohen ose të fshihen”, tha më tej Beadini.

Në hulumtimin e “Mollëkuqes” janë anketuan 208 vajza nga Tetova dhe Gostivari.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like