Gjyshes Nafije nga Kërçova edhe zyrtarisht i kthehet prona

I kthehet prona lokes Nafije Saliu, e cila e kishte dhuruar tek Bekim Seferi për dhuratë, përcjell nmk-post.com

Bekimi thotë se e ka lutur loken ta marrë te shtëpia e tij por ajo ka dashur të qëndrojë te malli i burrit të saj, edhe para disa ditësh ai para të gjithëve i ofroi tre opsione ta merrte në shtëpi, të vinte ai të jetonte aty ose t’i kthente pronën.

Bekim Seferi: Do të vish tek unë, të vij unë këtu të kujdesem për ty, apo do të ta kthej pronën dhe shtëpinë si do ti?

Lokja kërkoi që t’i kthehet prona dhe Bekimi e plotësoi dëshirën e saj pa e kundërshtuar edhe pse thotë se ata vetë më ngulm ia kanë dhuruar pasurinë pasi që ky është kujdesur për bashkëshortin e Nafijes

Advertisement

Ndërkaq Avokati i Popullit Ylber Rufati deklaroi se sot të moshuarës  Nafije Saliu,pas procedurave juridike për këthimin e pronës,në praninë e familjarëve më të afërt, pranoi- ju dorzua dokumenti i pronës!

Këtu mund t’a shihni postimin e  plotë të Avokatit të Popullit në Kërçovë, Ylber Rufati/nmk-post.com

Advertisement
Advertisement

You May Also Like