Gjykata sot do të tregojë nëse e pranon rikonstruimin e rastit “Naser Eshtrefi”

Në Gjykatën Pen*ale të Shkupit, sot do të mbahet seancë gjyqësore për rastin e ther*jes me thi kë të maturantit Angel Petkovski në ma të vitit 2014-të, në të cilin është i akuzuar Naser Eshtrefi, njofton Portalb.mk. Gjykata, sot duhet që të vendos nëse do ta pranojë kërkesën e mbrojtjes për rikonstruim të lëndës. Një gjë të tillë e pranoi Prokuroria, por jo edhe familja Petkovski. Rikonstruimi i ngjarjes është një prej arsyeve pse Gjykata Supreme i shfuqizoi vendimet e shkallës së parë dhe të dytë dhe lëndën e ktheu në rigjykim.
Rikonstruimi është mjet juridik, nëpërmjet të cilës synohet të arrihet deri te gjendja faktike, nëpërmjet simulimit të ngjarjes, në vendin ku ka ndodhur ngjarja.
Pra, palët, në këtë rast, gjykatësit, pro*kurori, i aku*zuari me avokatin e tij, të dëmtuarit me avokatin e tyre, por edhe ekspertë të ndryshëm, dalin në terren dhe bëjnë verifikimin e versioneve të ngjarjeve, si dhe me këtë konstatohet se cili version përputhet me gjendjen faktike. Në këtë rast, mund të stimulohet ngjarja se si ka ndodhur, të matet koha e ngjarjes, pozitat se ku kanë qenë pjesëmarrësit, por edhe largësia e tyre. Sipas literaturës juridike, me rikonstruim mund të kontrollohen rezultatet e marra nga provat tjera, të mënjanohen kontradiktat, të verifikohen gjetjet dhe mendimet e ekspertizave.
Ndryshe, Pro*kuroria vazhdon ta aku*zojë Naserin sipas të njëjtave pretendime, gjegjësisht sipas të cilit dhe u dë*nua me 14 vjet bu*rg për vr*asje me paramendim, ndërkaq mbrojtja thotë se vepra është kryer pa paramendim, në afekt dhe në mbrojtje të nevojshme. Naseri tha se nuk ndjehet fajtor.

Advertisement

Asokohe, vra*sja e 20 vjeçarit, ka shkaktuar revoltë të madhe te qytetarët e kësaj lagjeje, të cilët e van*dalizuan disa qindra banorë të së njëjtës lagje, për shkak të vr*asjes së maturantit. Të njëjtët kanë mbajtur protesta, ku i kanë bllokuar rrugët dhe kanë shkaktuar dëme në disa lokale, pronar të së cilave kanë qenë shqiptarë. Dëmet nga van*dalizmi i protestave në Gjorçe kanë mbetur në barrën e pronarëve.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like