Gjithsej 1534 thirrje urgjente
Në Qendrën e Menaxhimit të Krizave, sipas raportit të fundit, në numrin e vetëm të emergjencës – 112 janë bërë gjithsej 1534 thirrje.
– Thirrjet “reale” për urgjenca ishin 41,85 për qind, dhe 58,15 për qind ishin të tjera, të emërtuara si “telefonata jo emergjente”, të cilat ishin për nevoja të tjera të qytetarëve ose thjesht nuk ishin urgjente. Me marrjen e këtyre thirrjeve “të tjera” nga QKM, shërbimet dhe institucionet që janë për ndërhyrje të menjëhershme në Sistemin e Menaxhimit të Krizave janë liruar nga thirrjet joproduktive, njoftoi paraditen e sotme QKM.
Nga 112 thirrjet në QKM 45,91 për qind i janë drejtuar policisë, 48,64 për qind Urgjencës mjekësore dhe 2,27 për qind zjarrfikësve.
– Në Qendrën e Menaxhimit të Krizave ka pasur 3,18 për qind të thirrjeve “reale” të urgjencës që janë për zgjidhje të kombinuar, të cilat natyrisht së bashku me 58,15 për qind të tjera “telefonata jo emergjente”, gjithsej 899 thirrje, i janë nënshtruar marrjes dhe përpunim nga operativët në detyrë në Sektorin E-112 në bashkëpunim me Sektorin për Operacione dhe Koordinim në QKM. Ndërhyrje për shuarjen e zjarreve në mjedise të hapura dhe urbane ka pasur, por në përmasa më të vogla, si dhe ndërhyrje të tjera, shkruhet në njoftim.
