Gjest i rrallë. Gjejnë portofolin dhe e çojnë në polici

Gjetën portolofin me një shumë prej 140 eurove dhe e dorëzuan në polici. Dy fëmijë kanë gjetur një portofol me një shumë të madhe parash, raporton Gazeta Express.

Të njëjtit e kanë dorëzuar atë në polici, duke u bërë viral në rrjete sociale për sjelljen e tyre gjatë ditës së djeshme.

Në një lidhje direkte në emisionin e mëngjesit #gjesi në T7, ata treguan se pse vendosën ta bëjnë një gjë të tillë.
Jena kanë tu shku ne pishinë edhe rastësisht e kena gjetë, tani vendosëm me qu në polici”, ka thënë njëri nga shokët.

Këtë gjest e kanë bërë për shkak se, sipas tyre dokumentet dhe shuma e parave kanë qenë të rëndësishme për pronarin e portofolit.

“Në kuletë kanë qenë dikun rreth 140 euro”.

Duke dhënë mesazh për vetëdijesim, dy shokët sot do të marrin edhe mirënjohje nga Ministria e Arsimit./GazetaExpress/