Gjermania shmang rënien rekorde ekonomike më 2020 pavarësisht pandemisë

Ekonomia e Gjermanisë është tkurrur për 5.0 për qind më 2020, çka përbën shifër më të vogël sesa është parashikuar, meqë masat e pashembullta qeveritare të ndihmës kanë ndihmuar në zvogëlimin e shokut të shkaktuar nga pandemia.

 

Franca dhe Italia, që mbajnë vendet e dyta dhe treta respektivisht në Eurozonë, është parashikuar që të përballen me 9 për qind tkurrje më 2020. Të dhënat e së enjtes tregojnë sesi kriza me pandeminë është duke rritur dallimet brenda 19 vendeve anëtare që kanë për valutë euron.

Zyra e Statistikave në Gjermani ka treguar se rritja e bruto-prodhimit të brendshëm ka pësuar rënie për 5.3 për qind.
“Ka qenë vit i katastrofës, mirëpo duke marrë parasysh se nga çka jemi frikësuar përgjatë vitit të kaluar, mund të themi se jemi përballur me ulje të lehtë”, ka thënë analisti, Uwe Burkert.

Advertisement

Zyra e Statistikave ka thënë se rritja ekonomike ka stagnuar në çerekun e katërt, mirëpo ekzistojnë trende pozitive më 2021, çka nënkupton se Gjermania ka arritur të menaxhojë relativisht mirë valën e dytë të pandemisë së koronavirusit.

 

 

Koalicioni qeveritar i kancelares gjermane, Angela Merkel ka miratuar një varg masash për t’iu ndihmuar kompanive dhe konsumatorëve në ekonominë më të madhe në Evropë.

Në programet e ndihmës janë përfshirë: ndihma për likuiditet, skema për mbrojtje të vendeve të punës, ulje të taksave, dhënie të parave të gatshme dhe thirrje për investime afatgjata në infrastrukturë publike.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like