Breaking News :

nothing found
28-09-2023

Gjermania raporton mbi 65 mijë raste të reja me COVID-19

Advertisement

Gjermania sot ka regjistruar numrin më të lartë të rasteve ditore me COVID-19 ndërsa zyrtarët paralajmëruan se shumë spitale janë në kufijtë e kapacitetit të tyre, transmeton Anadolu Agency (AA).

Instituti Robert Koch (RKI), agjencia e kontrollit të sëmundjeve konfirmoi 65.371 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, nga 52.826 raste të raportuara të mërkurën.

Virusi mori 264 jetë të tjera, duke e çuar numrin e viktimave në 98.538.

Autoritetet shëndetësore në shtetin jugor të Bavarisë paralajmëruan se shumë spitale kanë arritur kapacitetin e tyre të plotë me pacientë të prekur rëndë me COVID-19 dhe kanë filluar të transferojnë pacientë të rinj në qytete dhe shtete të tjera.

Të mërkurën në të gjithë vendin ishin 3.376 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë në njësitë e kujdesit intensiv (ICU) nga të cilët 1.710 në ventilatorë mekanikë.

Rreth 56.3 milionë njerëz ose 67.7 për qind e popullsisë së vendit, janë plotësisht të vaksinuar kundër COVID-19.

Qëllimi i qeverisë ka qenë të vaksinojë të paktën 75 për qind të popullatës për të parandaluar një rritje të infeksioneve të reja gjatë muajve të vjeshtës dhe dimrit.

Advertisement

Read Previous

Enver Hoxhaj nënkryetari i ri i Kuvendit të Kosovës

Read Next

Mickoski: Qytetarët dëshirojnë jetë, jo politikanë me vetura të zeza e me truproja