Gjermania pritet të zgjasë masën e izolimit

Gjermania pritet të zgjasë masën e izolimit të pjesshëm deri në fillim të muajit mars, pavarësisht pse shkalla e infektimit është duke rënë në shtetin me ekonominë më të madhe në Evropë.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe kryetarët e 16 landeve, do të mblidhen më 10 shkurt për të diskutuar strategjinë e së ardhmes, teksa rriten thirrjet nga bizneset për të lehtësuar masat e izolimit.

Merkel raportohet se preferon të zgjasë masat, të cilat janë në fuqi prej muajit nëntor, dhe të cilat janë ashpërsuar në mesin e muajit dhjetor.

Advertisement

“Ne nuk do të fitonim asgjë nëse do të largonim izolimin para kohës”, u ka thënë Merkel pjesëtarëve të Partisë së saj Demokristiane (CDU), kanë deklaruar pjesëmarrësit e këtij takimi.

Ajo besohet të ketë bërë edhe paralajmërime se shkalla e infektimit mund të rritet sërish nëse izolimi hiqet shpejt.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like