Gjermania heq Maqedoninë nga “lista e kuqe”! Cani: Termine për viza pune ende nuk ka

Për shkak të uljes së rasteve me koronavirus, nga nesër Gjermania do ta heqë Maqedoninë e Veriut nga lista e vendeve me rrezik nga Covid-19. Për shtetasit tanë që udhëtojnë në Gjermani nuk do të vlejnë kufizime të rrepta, njofton Instituti Gjerman “Robert Koch”. Gazetari i DeutcheWelle në Gjermani, Bahri Cani shpjegon se këto lëshime vlejnë vetëm për kufijtë tokësor. Personat që udhëtojnë në Gjermani me aeroplan duhet të paraqesin test negativ të Covid, certifikatë vaksinimi ose vërtetim që e kanë kaluar koronën, thotë ai.

“Kjo do të thotë se të gjithë personat që udhëtojnë nga këto vende në Gjermani nuk kanë më nevojë të kenë ndonjë test dhe nuk duhet të kenë nevojë të frikësohen fare nga karantinimi, pra mund të udhëtojnë lirshëm. Kuptohet, përveç atyre që udhëtojnë me avion nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe vendet e tjera në Gjermani, sepse udhëtarët që vijnë me avion në Gjermani, duhet të kenë një test negative. Ky është kushti për tu future në avion”, tha Bahri Cani – gazetar.

Gazetari Cani bën të ditur se për viza pune ambasadat vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura.

“Për këtë nuk ka ende ndonjë vendim konkret të ju them të drejtën, se kur do të lejohen udhëtimet turistike apo edhe udhëtimet për të kërkuar punë në Gjermani. E kur jemi te ambasadat edhe njëherë po e përsëris se ambasadat në Tiranë, në Prishtinë, Shkup, Podgoricë dhe vendet tjera të rajonit ende nuk japin termine për viza pune për punëtoret pa kualifikime”, shtoi gazetari, Bahri Cani.

Advertisement

Përndryshe destinacionet ku qytetarët tanë mund të shëtisin lirshëm vetëm me letër njoftim janë Shqipëria dhe Mali i Zi. Mund të udhëtoni edhe në Greqi, por tani për tani vetëm përmes pikës kufitare “Bogorodica”, edhe atë me test negativ PCR dhe vërtetim për vaksinim anti-Covid. Rregulla të njëjta vlejnë edhe për hyrje në Turqi, Bullgari dhe Kroaci.

Sllovenia nuk i pranon të gjitha vaksinat, por vetëm personat që janë imunizuar me Pfizer, AstraZeneca ose Sinofarm. Një destinacion i domosdoshëm këtë muaj është Rumania, ku futbollistët e Maqedonisë do të luajnë dy ndeshje nga pjesëmarrja e parë historike në Kampionatin Evropian. Ju mund të shkoni atje pa asnjë kusht. Ndeshja e tretë në Holandë nuk do të mund të shikohet nga tribunat derisa autoritetet holandeze ta heqin vendin nga lista e vendeve me rrezik./tv21

Advertisement
Advertisement

You May Also Like