









Gjermania dhe Sllovakia duan që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria në qershor së bashku ti fillojnë negociatat për anëtarësim në BE.
Për këtë në Twitter kanë shkruar ministri për Europë i Gjermanisë, Mihael Rot, dhe ministri për punë të jashtme i Sllovakisë, Ivan Korçok, informon Zhurnal.
“Gjermania mbështetë qëllimin e kryesimit portugez me BEnë të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në qershor. Dy vendet kanë zbatuar reformat e kërkuara – tani duhet edhe BE-ja të zbatojë. Shtyerja e mëtejme e fundosë kredibilitetin e BE-së dhe stabilitetin në rajon”, ka shkruar Roth si reagim i deklaratës së eurokomesarit për zgjerim, Oliver Varheji i cili tha se Shqipëria mund t’i fillojë negociatat pa Maqedoninë, nëse ndërkohë nuk gjendet zgjidhje mes RMV-së dhe Bullgarisë.





Shefi i diplomacisë sllovake, Korçak, konsideron se Këshilli i BE-së duhet ta largojë veton për Maqedoninë e Veriut që e vendosi Bullgaria.
“Politika kredibile për zgjerim të BE-së tani do të thotë largim i vetos në Këshill, i cili duhet të pranojë përparimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Mbajtja e konferenca ndërqeveritare me dy vendet tani është vonuar shumë”, ka shkruar Korçok.//Zhurnal.mk