“Gjendja e krizës”, e pazbatueshme plotësisht

Maqedonia e Veriut zyrtarisht në ditën e katër të gjendjes së krizës, por komponentët e saj akoma nuk vërehen në terren. Shtabi i Krizës obligoi Ministrinë e Brendshme, që mbi kërkesën e dikasterit të Shëndetësisë të caktojë numrin e policëve që duhet angazhojë për ruajtjen e pikave me interes strategjik për luftë kundër pandemisë dhe sa pjesëtarë të Armatës do t’i duhen si ndihmë forcave policore.


“Shërbimet përkatëse në MPB do të caktojnë numrin e pikave që duhet mbrojtur, sa hyrje, a do të ketë pika tjera me interes, a do të duhet pika të caktuar të sigurohen vetëm në turnin e parë, megjithëse pjesa më e madhe e tyre duhet siguruar 24/7 pasi pjesa më madhe kanë të bëjnë me hapësira ku trajtohen të sëmurit nga Kovid-19. Pas caktimit të pikave, duhet caktuar numri i policëve që do t’i mbulojnë këto pika. Pas atij raporti do ta dimë sa forca do të na duhen për t’i mbrojtur objektet edhe pikat shëndetësore’ deklaroi Stojançe Angellov, Drejtor i QMK-së.

Komiteti për menaxhim me kriza pasdite zhvilloi mbledhjen në të cilën u shqyrtua kërkesa e Shtabit të Krizës, por nuk ndahen informacione mbi numrin e policëve dhe pjesëtarëve të armatës. Palët thonë se detaje nga konstatimi i komitetit do të mësohen pas vendimit të Qeverisë i cili pritet të miratohet të martën. Më pas Presidenti Stevo Pendarovski si komandant suprem i forcave të armatosura, obligohet që me dekret të angazhojë pjesëtarë të Armatës në bazë të kërkesës së Komitetit për kriza. Plani aksionar i miratuar ditë më parë parashikon angazhimin e policisë dhe armatës në ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike në hapësirat shëndetësore, sigurimin e hapësirave apo magazinave ku mbahen medikamente dhe asistencën e policisë në mbikëqyrjen e zbatimit të masave tjera parandaluese. Shtabi i Krizës apelon qytetarët për respektimin dhe zbatimin e masave mbrojtëse.

Advertisement

Adrian Kerimi-Alsat

Advertisement
Advertisement

You May Also Like