Gjeloshaj, ambasadores amerikane: ShBA-të janë aleati kryesor i Malit të Zi

Gjeloshaj, ambasadores amerikane: ShBA-të janë aleati kryesor i Malit të Zi

Nik Gjeloshaj, zëvendëskryeministri për Politikë Ekonomike në Mal të Zi, ka thënë se sot e pati kënaqësinë të takohet me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Mal të Zi, Judy Rising Reinke.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se në takim e ka theksuar rëndësinë e marrëdhënieve të shkëlqyera midis Malit të Zi dhe ShBA-së.

“SHBA-të janë aleati ynë kryesor dhe nëpërmjet bashkëpunimit të ndërsjellë dhe ekspertizës amerikane në fushën e ekonomisë, tregtisë, investimeve dhe projekteve zhvillimore, vendi ynë fiton mbështetje të fortë”.

Advertisement

“Në këtë drejtim vazhdon edhe thellimi i mëtejshëm i bashkëpunimit me kompanitë amerikane që operojnë në Mal të Zi dhe kompanitë potenciale të interesuara, të cilat mund të jenë shembull për kompanitë e vogla dhe të mesme se si të rrisin nivelin e prodhimit dhe zhvillimit”, ka thënë Gjeloshaj.

Advertisement
Advertisement