“Nga muaji tetor i këtij viti, asnjë i punësuar në Kosovë, pavarësisht sektorit apo vendit të punës, nuk do të paguhet më pak se 350 Euro në muaj për një orar të plotë pune. Sot, me vendimin që miratuam, k emi bërë realitet rritjen e pagës minimale, duke e çuar atë në 350 euro dhe duke e liruar plotësisht nga tatimi. Ky vendim prek drejtpërdrejt rreth 150 mijë punëtorë që aktualisht marrin më pak se 350 euro në muaj”, ka shkruar Gërvalla në Facebook.
Tutje, ajo tha se me këtë rritje të pagës minimale, mbështetjen ndaj familjeve, shtesat për fëmijë dhe politikat e tjera fiskale rrisin mbështetjen për familjet dhe qytetarët e Kosovës në punësim dhe mirëqenie.
Postimi i plotë:
