Georgievski: Nuk pres asgjë nga negociatat me Bashkimin Evropian në katër vitet e ardhshme

Estimated read time 1 min read

Ish-kryeministri dhe lider aktual i VMRO-Popullore, Ljubço Georgievski, derisa ka komentuar deklaratën e djeshme të kryeministrit Hristijan Mickoski për rrugën evropiane të Maqedonisë tha se nuk pret asgjë të re në katër vitet e ardhshme.
“Qeveria kishte një plan në tre faza për të bindur Brukselin për të vërtetën e saj? Me fjalë të tjera, asgjë nga negociatat me Bashkimin Evropian në katër vitet e ardhshme”, njoftoi Georgievski në rrjetet sociale.

Advertisement

Ndërkohë kujtojmë se Mickoski edhe dje ka theksuar se është optimist dhe se lufta për përparimin e Maqedonisë në rrugën evropiane do të vazhdojë.

The post Georgievski: Nuk pres asgjë nga negociatat me Bashkimin Evropian në katër vitet e ardhshme appeared first on Alsat.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like