Gazetarja afgane në lot: Unë e dua, por tani Afganistani nuk është më vendi im

Një gazetare afgane dha një intervistë emocionale teksa po largohej nga Afganistani nga frika se talebanët do ta vrisnin për shkak të punës që bënte.
“Unë e dua vendin tim, por nuk mund të qëndroj këtu” tha Wahida Faizi për “BBC” në Kabul.

Ajo u zotua të mos kthehet kurrë në Afganistan. “Pas kësaj, nuk është vendi im.”
Një zëdhënës i talebanëve tha se gratë që punojnë duhet të qëndrojnë në shtëpi derisa të krijohen sistemet e duhura për të garantuar sigurinë e tyre.

Advertisement
Advertisement
Advertisement