









Gazetari Osman Stafa kërkon ndihmën e kujtdo që ka mundësi, për të dhuruar sado pak para për të blerë një rulo për Avniun, “filozofin” e Elbasanit që jeton në rrugë. Ai shkruan se Avniu nuk ka pranuar t’i ndërtohet një shtëpi.
Sipas Stafës, ai bashkë me aktivisten Edlira Çepani, kanë vendosur që në këto ditë të ftohta të mbledhin para për të blerë rulon dhe për ta vendosur atë para Policisë së Elbasanit, aty ku Avniu do dhe vetë që të jetë i sigurt.
Shkruan gazetari Osman Stafa:
KERKOJME NDIHME PER AVNIUN, “FILOZOFIN” E ELBASANIT
Te gjithe kemi degjuar per Avniun, njeriun qe ka pranuar te vuaj ne heshtje fatin e tij te trishte. Ka vuajtur shume ne jete, ka kaluar nje jete ne rruge, ne shi e diell. Ka qene me i forte me pare. Tashme situata ka ndryshuar, Avniu ka mbi 70 vite mbi shpine. Sot situata e tij eshte veshtiresuar. Ka nevoje per ndihmen e te gjitheve.
Temperaturat nen zero e kane veshtiresuar jeten e tij. Ne po ngrijme brenda ne shtepi, e jo me te rrime jashte gjithe naten, dhe jo nje nate, por te gjitha netet. Vetem imagjinojeni pak, vendoseni veten tuaj, ne vend te Avniut.





Se bashku me miken e mire Edlira Çepani kemi menduar qe t’i mundesojme Avniut nje rulo, si e vetmja zgjidhje qe mund t’i ofrojme, perderisa shtepine ai nuk e pranon. Ruloja do te vendoset perpara Komisariatit te Policise se Elbasanit, aty ku e do vete Avniu, si vendi me i sigurte per te.
Ruloja kushton 5 mije euro (blerja, dokumentacioni), dhe meqenese Avniu eshte nje i paregjistruar, e s’ka asnje dokument identifikimi, kemi vendosur qe per te mbledhur parate, te perdorim llogarine time, dhe ne fund do te behet e gjithe transparenca e nevojshme per cdokend.
Rasti eshte urgjent, duke marre parasysh temperaturat e ulta, dhe kerkon ndihmen e te gjitheve ne. Te mundemi qe te gjithe se bashku te bejme dicka per te. Ta ndihmojme nje njeri te urte, qe si ben keq njeriu, nuk bertet, s’di te perfitoje(ndryshe do e kishte marre me kohe shtepine qe i kemi thene), por kerkon te jetoje i qete, ne hallin e tij.
Te behemi se bashku per nje te moshuar, per nje gjysh, per nje njeri te mire, qe s’ka askend ne jete, eshte i vetem… une kam besim se kete pune te mire do e kryejme te gjithe se bashku. ?





p.s Ju lutem te bejme sa me shume share, qe cdo kush te mund te kontribuoje sikur me 5 leke. Vetem bashke mund ta realizojme kete pune.
Nr i llogarise:
AL46212111570000000001273272
ne LEK
J20715016B – OSMAN STAFA
CDISALTR -Banka CREDINS