Frikë për pengim të Pr/Ligjit për shtetësinë!

Nesër në Komisionin kuvendor për Mbrojtje dhe Siguri në rend dite pritet të jetë propozim ligji i opozitës shqiptare për shtetësi. Po mbrëmë në ClickPlus, koordinatori i grupit parlamentar i koalicionit Aleanca-Alternativa shprehu dyshimet e tij se pushteti do të përpiqet ta pengojë ligjin, ndërsa për këtë tregoi tre skenarë.

“Nuk do të sigurojnë kuorum, e para, mundësi për obstruksion. E dyta, nuk do ta votojnë të futet në rend dite, që është obstruksioni i dytë. E treta, ja po ua tregoj të gjitha çështjet që i kanë bërë, të sjellin shumë amendamente dhe nuk do ta votojnë ligjin që të shkojë në lexim të dytë”, tha Skender Rexhepi – deputet ASH-AAA.

Deputeti i BDI-së, Arbër Ademi, siguroi se deputetët integristë do ta mbështesin ligjin, ndonëse siç tha, ligji ka një sërë anomalish teknike-profesionale.

“Nuk është e vërtetë se nuk do të votojmë. Edhe do të votojmë. Prej sot, na mbani për fjale, prej sot po ua hedh poshtë të gjitha ato tendenca për rolin e BDI-së në Kuvend, viz-a-vi kësaj çështjeje”, potencoi Arbër Ademi – deputet i BDI-së.

Pak kohë pasi Aleanca-Alternativa e propozuan ligjin në Kuvend, për të njëjtin Ministria e Brendshme doli me mendim negativ. Pika më e kontestueshme është propozimi që me 3 dëshmitarë të dëshmohet se dikush ka lindur e jetuar në Maqedoni. Kryeministri Zoran Zaev vazhdimisht përsërit se kjo nuk mund të bëhet, sepse duhet dëshmi me dokument.

“E logjikshme është të mos pranojmë dëshmitarë. E dini si, dëshmitarët – në dasma, atje përmes dëshmimit njerëzit regjistrohen, kurorëzohen dhe kjo është në rregull. Patjetër të ketë dëshmi, të cilat mund t’i gjejmë”, theksoi kryeministri Zoran Zaev.

Advertisement

Rexhepi nga ana tjetër thotë se çdo gjë është çështje debati për të cilën mund të arrihet kompromis, gjersa shpjegon se çështjen e dëshmitarëve e kanë propozuar vetëm për një rast.

“Për ditën kur është shpallur pavarësia e Maqedonisë atëherë, ditën që njerëzit kanë qëlluar aty, me automatizëm të marrin shtetësi, jo sot. E kanë keqpërdorur edhe pozita edhe opozita e majtë, e kanë keqpërdorur të gjithë për të bërë cirk, teatër me një pikë që nuk ka të bëjë me atë çështje”, shtoi Skender Rexhepi nga ASH-AAA.

Palët, ndonëse me dallime, janë shprehur të gatshëm për kompromis. Për këtë projektligj opozita shqiptare ditë më parë paralajmëroi bllokim të Kuvendit, duke qenë se dy herë komisioni për mbrojtje dhe siguri e kishte anashkaluar duke mos e futur në rend dite.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like