Franca përsëri del kundër Turqisë

Estimated read time 2 min read

Franca të mërkurën shprehu përkrahje për Qipron, pas vendimit të autoriteteve qiprioto-turke për të rihapur një qytet të braktisur.
Rihapja e qytetit të braktisur për risistemim të mundshëm ka nxitur reagime të ashpra të qipriotëve grekë, shkruan Reuters.

Ministri francez i Punëve të Jashtme, Jean-Yves Le Drian, tha se ka diskutuar të martën për këtë çështje me homologun e tij qipriot dhe se do ta ngrejë çështjen në Kombet e Bashkuara.
Qyteti i braktisur, veprimet për të cilin kanë shkaktuar reagime, quhet Varosha. Ky vend ka qenë i braktisur që nga lufta e vitit 1974, kur Qiproja ishte ndarë, shkruan Reuters.

Qipriotët grekë kanë frikë se Turqia ka për synim që këtë qytet ta bëjë të banueshëm. Presidenti i Qipros, Nicos Anastasiades, e cilësoi vendimin e qipriotëve turq si të paligjshëm dhe të papranueshëm.
Presidenti turk, Rexhep Erdogan, e vizitoi të martën pjesën veriore të Qipros, ku deklaroi: “Një epokë e re do të fillojë në Maras, prej së cilës do të përfitojnë të gjithë”. Maras është emri që qipriotët turq ia thonë qytezës Varosha.

Advertisement

Ndaj veprimit të Turqisë reaguan Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe. Shefi i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, tha: “Vendimi i njëanshëm i bërë i ditur sot nga Presidenti Erdogan dhe (lideri i qipriotëve turq, Ersin) Tatari paraqet rrezik për rritjen e tensioneve në ishull dhe për kthim kompromisi në bisedime për marrëveshje gjithëpërfshirëse rreth çështjes së Qipros”.

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, tha se njoftimi i Turqisë është provokues hde i papranueshëm, ndërsa Ministria e Jashtme e Britanisë tha se do ta diskutojë këtë çështje si temë urgjente me anëtaret e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like