Fon der Lajen: Për Maqedoninë e Veriut janë parashikuar 119 mijë vaksina

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Llajen, kumtoi në Twitter se BE-ja, RMV-së do t’i dorëzojë 119 mijë doza të vaksinave.

“Ne jemi pranë partnerëve tanë nga Ballkani Perëndimor, siç i thashë Zoran Zaevit, 119.000 doza të vaksinave do të mbërrijnë në Maqedoninë e Veriut nga maji deri në fund të gushtit. Ne jemi së bashku në këtë”, ka shkruar Fon der Llajen në një postim në Twitter.

Këto vaksina janë nga Austria dhe KE, të cilat deri në gusht do të dorëzojnë e 651.000 doza të “Pfizer/BioNtech” gjashtë vendeve të Ballkanit perëndimor. Janë pjesë e skemës së BE për t’i ndihmuar vendet fqinje dhe Afrikën. Bosnja dhe Hercegovas do të marrë pjesë më të madhe 214 mijë doza, ndërsa Maqedonia 119 mijë doza

Advertisement
Advertisement

You May Also Like