Trajneri i kombëtares së Kosovës në futboll, Franco Foda, sot do t’u drejtohet mediave.
Ai do të flasë rreth përgatitjeve dhe grumbullimin e futbollistëve, në prag të fillimit të edicionit të ri të UEFA Nations League.
“Dardanët” në shtator do t’i zhvillojnë dy ndeshje.
Fillimisht më 6 shtator, skuadra e Fodas do të ballafaqohet kundër Rumanisë e tri ditë më pas kundër Qipros si mysafire.
Advertisement
Kosova synon kualifikimin në Kampionatin Botëror që mbahet në vitin 2026, në ShBA, Kanada dhe Meksikë./ Klankosova.tv
Advertisement
Advertisement