Gazetari Valon Syla, është sulmuar fizikisht mesditën e sotme në qendër të Prishtinës, shkruan Gazeta Blic. Lajmi është konfirmuar për Gazeta Blic, nga vetë gazetari Syla. Ai ka thënë se është sulmuar nga një person, i cili ka qenë i shoqëruar nga dy persona tjerë.
Syla thotë se nuk i njoh ata persona, teksa sulmin fizik ndaj e tij e ka paraqitur në Polici. Ai ka konfirmuar se është mirë me shëndet.
Advertisement
“Kam qenë tek Raiffeisen Bank, më ka sulmuar një person, derisa dy të tjerë qëndronin me të. Nuk i njoh, por rastin sapo e paraqita në Polici. Mirë jam me shëndet”, ka thënë Syla.
Advertisement
Advertisement