










Shekulli XIX-të ishte një epokë magjepsëse, pasi përkonte me fillimin e revolucionit industrial, modernizimit të mjekësisë, dhe me një ndryshim social që do të ndikonte brezat e ardhshëm. Përveç gjithë këtyre ndryshimeve të rëndësishme, në atë kohë pati edhe shumë ngjarje të çuditshme, të cilat bënë bujë në gjithë botën.





E tillë ishte historia e Elen Sadler, e cila shkoi një natë të flinte si gjithë të tjerët, dhe nuk uzgjua për 9 vjet. Bota u trondit, pasi askush nuk e kuptonte se çfarë po ndodhte. Rasti i Sadler ishte i pari i mirënjohur me Trypanosomiasis ose Sëmundjen e Gjumit.
Alen Sadler lindi më 15 maj 1859 në një familje të madhe me 12 fëmijë, dhe ku ajo ishte e 10-ta. Familja e saj banonte në fshatin e vogël britanik, Tërvil, që ndodhet midis Oksfordit dhe Bakingamshajër në Angli. Nga këtu vjen shprehja “Vajza e fjetur e Tërvil”. Babai i sajUilliam Sadler ishte një fermer, që vdiq në moshë të re në një aksident.





E ëma, Ana Sandler u martua sërish me Tomas Fruoen, një punëtor fabrike që i trajtonte fëmijët e saj njëlloj si të vetët. Në vitin 1871, kur Elen ishte rreth 11 vjeç, ajo nuk shfaqteasnjë problem shëndetësor që nga lindja e saj. Më 29 mars, ajo shkoi të flinte bashkë me vëllezërit e motrat e saj si çdo natë tjetër.