Breaking News :

nothing found
09-06-2023

Fillon procedura për shtypjen e dokumenteve personale me emrin e ri të shtetit

Advertisement

Nga sot fillon procedura për dokumentet personale në dy gjuhë dhe me emrin e ri të shtetit. Qeveria ka dërguar tek deputetët tekste të ndryshimeve ligjore, me të cilat do të konfirmohet detyrimi për letërnjoftim, pasaporta, leje për vozitje, dhe dokumentet tjera, përcjell NMK-post

Nga Qeveria thonë se në seancën e djeshme e kanë miratuar tekstin e propozim-ligjit për ndryshimin e Ligjit për dokumentet për udhëtim.

“Qeveria miratoi tekstet e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për pasaporta të shtetasve të Republikës së Maqedonisë, Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për letërnjoftim dhe Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për sigurinë në trafikun rrugor, në mënyrë që të pajtohet me zgjidhjet ligjore në Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, si dhe nga aspekti i afatit për zëvendësimin e dokumenteve ekzistuese të udhëtimit që përmbajnë mbishkrimin, ‘Republika e Maqedonisë’ me dokumente udhëtimi me emrin e ri kushtetues të vendit, duke respektuar afatin e përcaktuar në nenin 3 të Ligjit Kushtetues për zbatimin e Ndryshimeve nga amendamentet XXXIII në XXXVI të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë”, thonë nga Qeveria.

Advertisement

Read Previous

Kërçovë: 60 vjeçarja nga Zvicra kapet me “pluhur të bardhë”

Read Next

UNIONI I NXËNËSVE TË SHKOLLAVE TË MESME NË MAQEDONINË E VERIUT, BOJKOTON MËSIMIN